SPORT, 17 Qershor 2018, 18:53

Shokohen kampionët e Botës, Meksika i jep një shuplakë të hidhur Gjermanisë

Një gol i Hirving Lozanos (35’) i mjaftoi Meksikës për të triumfuar ndaj Gjermanisë, me kampionët e botës në fuqi, që i bënë kështu nisjen më të keqe Botërorit të Rusisë.

Në minutën e 39-të, Kros gjuajti bukur një goditje të lirë, por Oçoa e shmangu me topin që goditi më pas shtyllën horizontale.

Një dështim i hidhur për “Nationalmanschaft”, që pse i patën në favor të gjitha statistikat ndaj një Meskike të ngjeshur: 61%-39% kontrollin e topit; 14-6 goditjet në portë dhe 7-1 goditjet nga këndi.