SPORT, 17 Qershor 2018, 17:42

E zbulon ministri i Izraelit, ja pse Mesi e humbi penalltinë

E zbulon ministri i Izraelit, ja pse Mesi e humbi penalltinë
Ministri i Izraelit kujton se e ka gjetur arsyen e vërtetë se përse Mesi nuk arriti ta shënonte penalltinë përball Islandës. Është ndeshja miqësore me Izraelin. Ai mendon se ndeshja duhej të ishte zhvilluar dhe jo të anulohej siç bëri Argjentina. “Në ndeshjen e Argjentinës ndaj Islandës, të gjithë e pamë se sa shumë Mesi kishte nevojë për atë ndeshje përgatitore ndaj Izraelit”.

Ndeshja midis Argjentinës dhe Islandës përfundoi me rezultatin 1-1 duke e bërë të vështirë kualifikimin. “Albiçelestët” do të duhet të zhvillojnë dy ndeshje perfekte përball Kroacisë dhe Nigerisë në të ashtuquajturin “grupin e vdekjes”.