AKTUALITET, 9 Prill 2020, 09:38

Aksident në Korçë, makina përplas këmbësorin

Aksident në Korçë, makina përplas këmbësorin


Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Korçë. Ngjarja ndodhi në afërsi të karburantit të qytetit.

Një automjet ka përplasur një këmbësor.

Ky i fundit është transportuar për mjekim në spitalin e Korçës, ku mësohet se ka pësuar dëmtime të lehta. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.