TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një incident ‘i vogël’ ka ndodhur mëngjesin e sotëm në spitalin Infektiv, ku një pjesë e barrelës që transportonte një pacient me koronavirus është prishur.
Të veshur me kostumin e tyre mbrojtës, personeli i bluzave të bardha e ka nxjerrë burrin nga ambulanca dhe në momentin që janë drejtuar për të hyrë në Infektiv, një prej këmbëve të barrelës është mbyllur, por fatmirësisht pa i shkaktuar dëme të infektuarit.
Bashkë me barrelën është rrëzuar edhe një prej bluzave të bardha, të cilit i mbeti këmba poshtë pajisjes transportues, ndërsa ‘dëshmitar’ i gjithë skenës është mjeku Tritan Kalo, i cili siç shihet në foto sapo po futej në spital.
