AKTUALITET, 13 Prill 2020, 11:40

Shkodra shënon 13 raste të reja me koronavirus, frenon Durrësi e Fieri, si është zgjeruar harta e të prekurve


Shkodra ka sërish rritje të personave të prekur me koronavirus.

Në të dhënat e publikuara sot nga Ministria e Shëndetësisë të përditësuara për 24 orët e fundit, evidentohet se janë 13 raste në Shkodër, 6 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Has.

Ndërkohë që Durrësi e Fieri që pasonin Tiranën për nga numri i të prekurve deri pak ditë më parë për nga numri i rasteve kanë një frenim të epidemisë.

Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19, ndërkohë që vazhdon procesi hetimit epidemiologjik në terren.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë – 221 raste

– Durrës – 42 raste

– Lushnje – 6 raste

– Elbasan – 15 raste

– Fier – 32 raste

– Kavajë – 8 raste

– Rrogozhinë – 4 raste

– Korçë – 17 raste

– Vlorë – 5 raste

– Shkodër – 70 raste

– Lezhë – 14 raste

– Berat – 2 rast

– Has – 13 raste

– Krujë – 6 raste

– Tropojë – 4 raste

– Pukë – 5 raste

– Mirditë – 3 raste.