AKTUALITET, 30 Mars 2018, 14:06

Shkelma e grushta para Komisariatit, shqiptarja e gjakosur nga ish-burri lemerit policët me ulërimat e saj

Shkelma e grushta para Komisariatit, shqiptarja e gjakosur nga ish-burri lemerit

Nuk pranonte ndarjen, e kërcënonte shpesh me vdekje, por së fundmi e kishte ndjekur dhe mu përpara Komisariatit të Policisë në Ragusa, e bën për spital ish-gruan”.

Një shqiptar 36 vjecar është arrestuar nga policia italiane për dhunë të përsëritur ndaj ish gruas së tij.

Ulërimat e kësaj të fundit, u dëgjuan nga të gjithë policët e Komisariatit të Kuesturës së Ragusës, por ata nuk po e kuptonin se cfarë ndodhi kur nuyk po shihnin asgjë nga dritarja.

Pasi zbritën me vrap poshtë, panë një grua me dy fëmijë në krahë që ulërinte dhe kërkonte ndihmë ndërkohë që nga hundët i rridhte gjak.

Shqiptarja u dërgua menjëherë në spital ku e mjekuan, ndërkohë që në dëshminë e saj për policinë ka denoncuar ish-bashkëshortin për dhunë dhe ka treguar:

Të dy ishin të ndarë prej pak kohësh dhe ai duke mos e pranuar ndarjen, i kërkonte që të vazhdonin duke e kërcënuar edhe me vdekje.

Ka kujtuar një rast kur policia kishte ndërhyrë te shtëpia e mamasë së saj dhe burri e priste poshtë hyrjes me thikë në dorë.

Ndërkohë që disa ditë më përpara, duke e ditur që gruaja do tërhiqte lejen e re të qëndrimit, ka pritur përpara Kuesturës dhe e ka kërcënuar dhe rrahur keq me shqelma dhe me grushta, në sy të dy fëmijëve.

Policia e arrestoi shqiptarin dhe emrat e tyre nuk bëhen të ditura nga mediat italiane.