AKTUALITET, 24 Mars 2018, 20:02

Shkatërruan kompjuterat në kazino, dy persona përfundojnë në pranga

Shkatërruan kompjuterat në kazino, dy persona përfundojnë

Policia ka çuar për ndjekje penale dy shtetas nga Tirana, pasi akuzohen se kanë shkaktuar dëme në një kazino në kryeqytet.

Sipas policisë njëri prej tyre ka thyer xhamin e kompjuterit, ndërsa tjetri ka qëlluar me grushte pajisjet.

"Më datë 23.03.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit E.K dhe A.K, vjeç 44 e 38, banues në Tiranë, pasi A.K duke luajtur në kazino ka thyer xhamin e kompjuterit, kurse E.K, ka goditur me grusht, A.K. Nenet 150 e 89 të Kodit Penal.", thuhet në njoftimin e policisë.