TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mediat helene nxjerrin në dritë detaje të reja për çështje. Sipas raportimeve, një nga të arrestuarit është një muzikant i njohur me origjinë shqiptare, por identiteti nuk bëhet i ditur. Droga u gjet në bagazhet e tij të udhëtimit.
Sipas të njëjtave burime, 25-vjeçarika punuar në Athinë për vitet e fundit me këngëtarë të rëndësishëm dhe gjithashtu është dalluar në garat muzikore.
Shqiptari ka thënë para hetuesve se është përurues i lëndës narkotike dhe do merrte 500 euro për transportimin e drogës. Ai gjithashtu shprehu pendesë. I riu shtoi se greku 18 vjeç që e shoqëronte nuk kishte dijeni për drogën.
Në seancën për masën e sigurimit personal, gjykata vendosi të lërë në burg shqiptarin, ndërsa grekun në detyrim paraqitje. Gjykata vendosi gjithashtu që ky i fundit duhet të paguajë për lirinë e tij një garanci prej 2.000 eurosh.