AKTUALITET, 8 Shtator 2019, 21:44

Shkarkohet drejtori i Tatimeve në Elbasan, shkak puna e dobët. Bejtja: Kam dhënë dorëheqje

Shkarkohet drejtori i Tatimeve në Elbasan, shkak puna e dobët. Bejtja:

Bedri Bejtja drejtor i Tatimeve në Elbasan, është shkakruar sot nga detyra. Sipas informacioneve mësohet se shkak për këtë shkarkim mësohet se janë bërë rezultatet jo të mirë në drejtimin e këtij institucioni.

Pas këtij largimi vendin e tij e ka zënë Vagjel Ranxha. Bejtja nuk ka mbetur pa post fare, pasi ka marrë një tjetër post po në këtë drejtori, por nuk dihet ende ekzaktësisht se çfarë detyre ka marrë.

Pas njoftimit për këtë lajm, Bjejta ka reaguar ku ka thënë se ai ka dhënë dorëheqje dhe nuk e kanë shkarkuar.

“Nuk më ka shkarkuar askush. Kam dhënë dorëheqjen për arsye personale. Nuk është i vërtetë lajmi për performancë të dobët. Aktualisht mbaj postin Drejtor Drejtorie brenda Drejtorise Rajonale te Tatim Taksave. Nderkohe Vangjel Ranxha eshte i deleguar”, ka thënë Bejtja për Fax News.