AKTUALITET, 10 Korrik 2019, 11:36

Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve


Vetëm tre muaj pas marrjes së detyrës, shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Enton Duro.

Duro u emërua në këtë post, tre muaj më parë, më 27 mars duke zëvendësuar Vasilika Vjeron.

Burime thanë se performanca e ulët dhe mosrealizimi i objektivave kanë qenë ndër shkaqet e shkarkimit të tij nga Posti i Kreu të Përgjithshëm të Tatimeve.

Ende nuk dihet emri i drejtuesit të ri të këtij institucioni. Sipas ligjit, propozimin e bën ministrja e Financave ndërsa emërimin Kryeministri.