TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokurorja e pergjithshme shkallmon kryq e themel integritetin dhe paanesine e organit te akuzes duke e vene ate ne preherin e trafikanteve qeveritare. Shqiperia nuk ka me prokurore te pergjithshme dhe reforma ne drejtesi eshte shnderruar ne nje antireforme rrenuese te besimit te qytetareve. Veprimet e prokurores kamikaze perbejne sot shkelje te tmerrshme te ligjit me pasoje tronditjen e rende te sigurise publike dhe krijimit te nje prokurorie telekomanden e te ciles e ka ne dore krimi i organizuar dhe trafikantet. Ne vend qe te coje perpara drejtesise trafikantet e qeverise dhe pergjegjesit e sabotimit te zbulimit te rrjetit te trafikut te 613 kg kokaine, prokurorja shkarkon prokuroret e afte dhe vendos qellimisht prokurore medioker dhe me rekorde negative qe trafikanteve t’jua bejne fushe me lule hetimin dhe kriminelet e trafikantet t’ja hedhin drejtesise pa ju hyre nje gjemb ne kembe. Ky organ akuze eshte vene haptas kundra popullit dhe eshte bere njesh me armiqte e tij trafikantet dhe kriminelet. Por duhet ta dine mire keta uzurpatore te prokurorise se POPULLI NUK FAL dhe gjykimit te tij nuk do t’i shpetojne dot kurre.