TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Revista ekonomike amerikane “Forbes” ka publikuar listën me 10 njerëzit më të fuqishëm në botë për vitin 2018. Në listën e ‘Forbes’ vendin e parë e mban presidenti i Kinës Xi Jinping, vendin e dytë presidenti i Rusisë Vladimir Putin ndërsa në të tretin presidenti i SHBA-ve Donald Trump.
Zyrtarët e “Forbes”-it njoftojnë se në përgatitjen e listës prej 75 personave merren parasysh aftësitë e këtyre personave në ndikimin e njerëzve dhe efektiviteti i përdorimit të burimeve financiare dhe të pushtetit që ndodhet në duart e tyre.
Xi Jinping u radhit në vendin e parë duke e kaluar presidentin rus Putin i cili për 4 vite me radhë e kryesonte këtë listë.
Dhjetë emrat e parë të kësaj liste janë si më poshtë:
1. Presidenti i Kinës Xi Jinping
2. Presidenti i Rusisë Vladimir Putin
3. Presidenti i SHBA-ve Donald Trump
4. Kancelarja gjermane Angela Merkel
5. Themeluesi i Amazonit Jeff Bezos
6. Udhëheqësi i Kishës Katolike Papa Françesku
7. Themeluesi i Microsoft-it Bill Gates
8. Princi Trashëgimtar i Arabisë Saudite Muhammed bin Salman
9. Kryeministri i Indisë Narendra Modi
10. Njëri nga themeluesit e Google Larry Page