TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar nëpërmjet një konference për shtyp, pas shkarkimit të kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.
Sipas Bashës, ky shkarkim është bërë me urdhër të Edi Ramës, për të mbyllur dosjen e Saimir Tahirit. Basha tha se zëvendësuesja e Hajdarmatajt, është një tjetër "kamikaze" e Edi Ramës.
"Sot kamikazja e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshmë njoftoi shkarkimin e drejtuesit të prokurorëve që hetojnë Saimir Tahirin. Ai është zëvendësuar nga një tjetër kamikaze e Edi Ramës. Shkarkimi i prokurorit është kryer direkt nga Edi Rama. Shkarkimi vjen vetëm pak ditë përapara mbërritjes së materialeve hetimore nga Greqia. Vjen pak ditë pasi prokuroria mori në pyetje shoferin e Saimir Tahirit. Shkarkimi vjen ditën kur PD denoncoi mbështetjen që ministri Xhafaj i ka dhënë dhe i jep vëllait të tij Agron Xhafaj, si kreu i një bande ndërkombëtare të trafikut të heroinës. Edi Rama po bën gjithçka për të shpëtuar Saimir Tahirin."
Sipas Bashës, vendimi i Arta Markut është i paligjshëm, sepse ajo nuk i ka kompetencat e nevojshme për të marrë vendime të tilla.
"Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm nuk ka të drejtë të emërojë apo të shkarkojë drejtues të prokurorisë. Ky është një vendim i paligjshëm, për të cilin prokurorja e Edi Ramës, do të mbajë përgjegjësi personale dhe ligjore. Donika Prela është shërbëtore që po emërohet për të mbrojtur interesat kriminale të Edi RAmës, Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit", u shpreh kreu i PD-së.
/TPZ.AL/