TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ndryshimi i kufijve në Kosovë është një ide e hershme e Serbisë dhe e presidenti të Rusisë, Vladimir Putin.
Në një intervistë për RTSH, Haradinaj tha se ka qenë një ide e hershme e Serbisë që të ndahet Kosova, një pjesë t’i jepet Shqipërisë dhe një pjesë Serbisë.
Ai po ashtu ka pohuar se edhe Putini është i interesuar për të ndryshuar kufijtë në Ballkan, sepse dëshiron ta rikthejë ndikimin mbi Gadishull.
Kryeministri Haradinaj, duke treguar për pretendimin e Rusisë për të ndikuar në Maqedoni e Mal të Zi, tha se në Kosovë është më i vështirë ndikimi i saj, pasi populli ka tjera qëndrime dhe është vend poramerikan.