AKTUALITET, 6 Mars 2019, 00:56

Intervista në "Rai 1"/ Basha flet për krimin, drogën dhe blerjen e votave, Rama mohon gjithçka

Intervista në "Rai 1"/ Basha flet për krimin, drogën

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një intervistë të dhënë për emisionin ‘Porta a Porta’ , të Bruno Vespas në Rai1, është shprehur se Shqipëria ka dy probleme të mëdha, që kanë ardhur me Edi Ramën: Mungesën e demokracisë dhe kriminalitetin.

Sipas kreut të opozitës, me paratë e drogës janë blerë media, gazetarë, policë e pushtet.

‘Shqipëria ka dy probleme: Demokracinë e kriminalitetin.

5 vite më parë ëhstë bërë shteti i trafikut të kanabisit. Më pas i kokainës dhe heroinës.

Me paratë e drogës, janë blerë, media, gazetarë, policë e pushtetë.

Dy muaj më parë janë publikuar regjistrime ku zyrtarë të PS-së janë përgjuar me mafiozë për të blerë vota e kërcënuar opozitën në zgjedhjet e 2017.

Për 4 vite Rama kishte si ministër Saimir Tahirin, që tani është zyrtarisht nën hetim në trafik droge, pas hetimeve të nisura nga prokuroria e Katanias.

Pas tij erdhi Fatmir Xhafaj, që e kishte vëllain e tij të dënuar me 7 vite burg për trafik droge’, tha ndër të tjera për emisionin ‘Porta a Porta’, kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Ndërkohë, kryeministri Rama, i cili ndodhej në studio, ka mohuar gjithçka, duke u shprehur se në Shqipëri nuk ka drogë dhe nuk ekziston një revoltë popullore.

LEXO EDHE: 

http://www.tpz.al/2019/03/06/rama-angazhohet-maksimalisht-per-te-sqaruar-italianet-por-injorohet-keq-shfaqet-ne-fund-te-emisionit/

http://www.tpz.al/2019/03/06/igli-tare-si-saimir-pirgu-opozita-te-kthehet-ne-parlament-duhet-te-kujdesemi-per-imazhin-e-vendit/