AKTUALITET, 5 Mars 2019, 23:52

Komentet anti-Rama/ Spahia: Del për të mashtruar edhe në italisht, por qytetarët e kryqëzojnë

Komentet anti-Rama/ Spahia: Del për të mashtruar edhe në

Pas lumit të komenteve që mbytën kryeministrin Rama në profilin e emisionit “Porta a Porta”, ka ardhur edhe reagimi i ish-deputetit të PD-së, Bardh Spahia.

Përmes një postimi në Facebook, Spahia shkruan se, “siguron një dalje për të mashtruar edhe në gjuhën italiane dhe qytetarët e kryqëzojnë”.

Epike nga Nard Ndoka: Ramës jepi ‘dajak’ dhe atëherë largohet

Postimi i Bardh Spahisë:

NUK I SHPETON DOT TE VERTETES!

Siguron nje dalje per te mashtruar edhe ne gjuhen italiane e qytetaret e kryqezojne! Reagim i jashtezakonshem kur mungon censura. Administrata e paguar me taksat e shqiptareve per t'i thurur lavde kryeministrit, perfshi 2 zevendesministra, nuk ia del dot para te VERTETES qe qytetaret ia plasin hapur kryeministrit qe e ktheu Shqiperine ne narkoshtet e bleu votat me kriminele! E VERTETA eshte me e forte se parate e krimit me te cilat emeron opoziten si ati i tij shpirteror diktator! Fasada ka rene e ka mbetur vec nje diktatoruc frikacak, qe do kete fundin qe historia i ka rezervuar gjithnje diktatoreve! Turp, Rama Ik.