AKTUALITET, 5 Mars 2019, 23:26

"Rama mund të ndryshojë Kushtetutën, por nuk e mbyll dot mandatin"

"Rama mund të ndryshojë Kushtetutën, por nuk e mbyll dot

Gazetari Erl Murati thotë se, me numrat që ka Edi Rama në Parlament mund të ndryshojë dhe kushtetutën. Ai tha se, opozita nuk mund të emërohet dhe pranimi i mandateve nga deputetët e rinj mund të jetë, sipas tij, një patericë afatshkurtër po, nuk besoj ta mbyllë mandatin.

Erl Murati: Ishte një protestë pozitive, nuk kishte akte dhune. Sa i përket qëndrimit politik të dy palëve, po e mbajnë në nivele maksimale. Parashikoj që kjo krizë të jetë shumë e gjatë dhe të futen dhe politikanë të lartë ndërkombëtarë. Dialogu hë për hë është i pamundur. Edhe eurodeputetët kanë tentuar të bëjnë një marrëveshje. Nuk besoj që opozita mund të emërohet. Kjo mund të jetë një patericë afatshkurtër po nuk besoj ta mbyllë mandatin. Unë besoj që do jetë një zgjidhje e mesme, por jo brenda këtij viti.