AKTUALITET, 29 Prill 2019, 16:40

Shiste sanduiçë te shokët e shkollës, sot zotëron një rrjet hotelesh, njihuni me biznesmenin e Boutique Ennsimore


Sharan Pasrich është shef i rrjetit të hoteleve Boutique Ennismore. Por, ai e kishte idenë biznesit që kur ishte vetëm gjashtë vjeç.

Por, kur ai ishte në klasën e parë, shiste te shokët e shkollës, sanduiçët që ia përgatiste nëna e tij.

Fillova të bëja para, prandaj vendosa të bashkëpunoja me nënën për të më përgatitur më shumë sanduiçe për drekë”, kujton tashmë 38-vjeçari, i cili u rrit në Mumbai të Indisë.

Ishte e mrekullueshme, derisa fillova të bëhesha i babëzitur dhe e dyfishova çmimin”.

Shija e tij e parë profesionale e sipërmarrjes erdhi në moshën 22 vjeçare, kur ai bashkëthemeloi “Rush Media” në Mbretërinë e Bashkuar, një media studentore dhe agjenci marketingu që ai e krijoi pas largimit nga universiteti i Londrës.

Fryma e tij sipërmarrëse kapi vëmendjen e një zotërie në Nju Delhi, i cili e joshi Sharanin përsëri në atdheun e tij, për të marrë përsipër biznesin e tij të veshjeve prej lëkure.

Ishte shumë e vështirë,” pranon Sharan. “Unë isha 25 vjeç, dhe isha duke organizuar një organizatë prej 300 personash në biznesin e prodhimit. Kështu, mësova shpejt për shitjet, financat, zinxhirin e furnizimit, kufijtë dhe aftësitë e njerëzve”.

Pavarësisht nga mungesa e përvojës së tij, ai thotë se e analizoi biznesin imtësisht, dhe shitjet dhe fitimet u rritën.

Në foto, një nga hotelet e biznesmenit Sharan Pasrich

Pas tre vjetësh, Sharan u largua nga puna për të studiuar për biznes në London Business School, ndërsa bënte një stazh në firma private. Kështu, ai mori nën udhëheqje rrjetin e hoteleve Ennismore, duke ua kthyer njerëzve vëmendjen në klasiken dhe të thjeshtën.

Sharan pranon se puna ndonjëherë mund t’ia marrë mendtë, por ai ka filluar të delegojë detyrat, me qëllim që të ketë më shumë kohë për të kaluar me familjen e tij që jeton në Londër. Por shpirti i tij prej biznesmeni të lindur, e dërgon çdo herë drejt zgjidhjeve të duhura.

Burimi: The telegraph