BOTA, 21 Mars 2020, 12:39

Shifra alarmante nga Spanja/Rriten në mënyrë të frishkme të infektuarit, mbi 23 mijë, 1 326 kanë humbur jetën

Shifra alarmante nga Spanja/Rriten në mënyrë të frishkme


Ministria e Shëndetësisë e Spanjës konfirmon se numri i të vdekurve me koronavirus ka shkuar sot në 1 326, 260 më shumë se ditën e djeshme, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 21 828, 1848 më shumë se një ditë më parë.

”Pjesa më e madhe e rasteve me Covid-19 vazhdon të jetë në kryeqytet”- raportojnë burime pranë ministrisë së Shëndetësisë.

Në Spanjë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme nga kryeministri Pedro Sançez, gruaja e të cilit rezultoi pozitive me Covid-19.

Spanja ka ndaluar te gjitha fluturimet dhe lundrimet ne ishujt e saj. Ajo është vend i dytë në Europë për numrin e të infektuarve dhe të vdekurve.