BOTA, 20 Mars 2020, 22:53

Rekord vdekjesh/ Ekspertët shohin lajmin e mirë te lajmi i keq

Rekord vdekjesh/ Ekspertët shohin lajmin e mirë te lajmi i keq

Italia ka tërhequr vëmendjen e botës për shkak të numrit të lartë të vdekjeve nga koronavirus.

Por një tjetër vend europian shënoi një shifër rekord vdekjesh. Spanja kaloi 1 mijë të vdekurit duke u bërë vendi i katërt në botë që kalon këtë shifër.

Gazeta më e madhe spanjolle, AS, raporton se ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa ka vlerësuar disiplinën sociale të spanjollëve përballë kësaj situate.

Ai tha se “momentet më të vështira janë duke ardhur, pasi do të shohim një rritje të rasteve derisa të arrijmë pikun në ditët e ardhshme”.

Një skenar i frikshëm, por Fernado Simon, drejtor i Qendrës për Koordinimin e Emergjencave shëndetësore nuk e shoh si lajm të keq.

“Rastet po shtohen, por kjo nuk do të thotë se po shkojmë në drejtimin e gabuar, por se ne ndoshta jemi duke arritur pikun”.

Teksa flitet se piku do vijë në ditët e ardhshme, askush nuk mund të vendosë afate. Megjithatë, edhe në Spanjë spitalet janë tejmbushur dhe po vuajnë situatën.