BOTA, 21 Mars 2020, 12:05

Doktoresha italiane: Pacientët para se të humbin jetën luten që të takojnë të afërmit

Doktoresha italiane: Pacientët para se të humbin jetën luten


Italia është një nga vendet më të prekura në botë me koronavirus, me mbi 41,000 të infektuar dhe mbi 4 mijë viktima.

Një doktoreshë italiane, e cila punon në spitalin e Milanos ‘San Carlo Borromeo’, ka treguar momentet e pacientëve përpara se të ndërrojnë jetë.

Doktoresha Francesca Cortellaro, ka qenë prezente gjatë momenteve kur pacientët i kanë dhënë lamtumirën e fundit, personave të tyre më të dashur, përpara se të vdesin.

Për “Il Giornale”, doktoresha ka thënë : “E dini se çfarë është gjëja më dramatike? Të shohësh pacientin që vdes i vetmuar, teksa i dëgjon kur të luten që t’i thonë lamtumirë fëmijëve dhe nipërve.

Janë shumë të vetëdijshëm në ato momente, është njësoj sikur po mbyten, por me kohë mjaftueshëm sa ta kuptojnë këtë gjë.

E ndjejnë kur i vjen koha për të ikur nga kjo botë. Nuk mund t’i ndihmojmë që të takojnë të afërmit.

Një herë, për një gjyshe bëra përjashtim dhe mora me video mbesën e saj. Pak pasi i tha lamtumirë mbesës, ndërroi jetë”.

Doktoresha gjithashtu ka thënë se ka përjetuar disa ndarje të tilla me pacientët e saj.