TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Robotët kanë filluar të përdoren, në luftën kundër koronavirusit. Fillimisht ato u përdorën në Kinë, ku u shfaq për herë të parë Covid-19 dhe tashmë po përdoren edhe në Itali, vendi më i goditur në Europë nga ky virus.
"Ju lutemi dilni nga dhoma, mbyllni derën dhe filloni dizinfektimin", thotë roboti i krijuar nga "UVD Robots".
"Ky robot, është i aftë të komunikojë edhe në gjuhën kineze," thotë Simon Ellison, nënkryetar i UVD Robots, ndërsa demonstron aftësitë e kësaj pajisje.
Roboti është në gjëndje të vrasë mikrobet me anë të dritës ultravjollcë.
"Nga perspektiva e biznesit ne ishim mirë - por për shkak të koronavirusit, na është dashur të shtojmë prodhimin në një numër shumë më të lartë," thotë shefi ekzekutiv, Per Juul Nielsen. Ai thotë se shumica e robotëve janë dërguar në Kinë, në veçanti në Wuhan.
Shitjet në Azi dhe Evropa janë gjithashtu në rritje. "Italia në veçanti ka një kërkesë të lartë për produktin tonë," shton z. Nielsen. "Ata vërtet janë në një situatë të dëshpëruar. Sigurisht, ne duam t'i ndihmojmë."/TPZ.AL/