BOTA, 20 Mars 2020, 22:02

Të pastrehët e Francës - 'U gjobitën sepse ndodheshin jashtë' gjatë pandemisë së koronavirusit

Të pastrehët e Francës - 'U gjobitën sepse ndodheshin

Policia franceze ka gjobitur disa njerëz të pastrehë për shkeljen e një urdhri të qeverisë për të qëndruar brenda në mes të krizës së koronavirusit, pretendojnë disa organizata bamirëse.

Presidenti Emmanuel Macron deklaroi të hënën një politikë mbarëkombëtare të izolimit, në të cilën të gjithë francezëve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur dhe të dalin vetëm për punë ose pazar të domosdoshëm.

Ky rregull duhet mbajtur së paku 15 ditë dhe njerëzit që nuk e zbatojnë rrezikojnë gjoba nga 38 euro dhe deri në 135 euro.

Njerëzit e pastrehë u gjobitën në Paris, Lyon dhe Bayonne, sipas disa organizatave bamirëse. 

"Ne kërkojmë lehtësi dhe ndihmë për të pastrehët në këto momente të vështira që po pērjeton e gjithë Franca," thotë AFP Florent Gueguen, drejtori i Federatës së Solidaritetit të Francës (FAS), i cili përfshin 800 bamirësi që luftojnë kundër varfërisë. /TPZ.AL/