TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
SHBA është bërë vendi i parë në botë që regjistroi më shumë se 2,000 vdekje nga koronavirusi në një ditë të vetme.
Shifrat nga Universiteti Johns Hopkins tregojnë se 2,108 njerëz vdiqën gjatë 24 orëve të kaluara ndërsa tani ka më shumë se gjysmë milioni të infektuar të konfirmuar, raporton BBC.
SH.B.A. së shpejti mund të tejkalojë Italinë si vendi me vdekjet më të mëdha nga koronavirusi në të gjithë botën.
Por ekspertët e grupit të punës të Shtëpisë së Bardhë për Covid-19 thonë se shpërthimi po fillon të nivelohet në të gjithë SHBA.
Dr. Deborah Birx tha që kishte shenja të mira se shpërthimi ishte duke u stabilizuar, por paralajmëroi: “Edhe pse inkurajuese, ne nuk kemi arritur kulmin”.
Presidenti Donald Trump gjithashtu tha se ai pret që SH.B.A. të ketë një numër më të ulët vdekjesh sesa parashikimet fillestare të 100,000 vdekjeve.