AKTUALITET, 10 Prill 2020, 23:47

Covid-19/ Taktika e mafias italiane, paraqiten si "shpëtimtarë" duke shpërndarë ushqime falas për njerëzit në vështirësi

Covid-19/ Taktika e mafias italiane, paraqiten si

Korespodenti i "The Guardian" në Itali, Lorenzo Tondo, në një shkrim të tij në prestigjiozen britanike, shpjegon se si mafia në Itali, po e përdor situatën e krijuar nga koronavirusit, për të "joshur" njerëzit që janë duke përjetuar vështirësi.

Covid-19 ka krijuar një krizë të vërtetë ekonomike në Itali dhe shumë persona kanë mbetur pa të ardhura, rrjedhimisht edhe mbijetesa e tyre është bërë më e vështirë.

"Javët e fundit, janë publikuar video të cilat tregojnë banda mafioze të njohura, të cilat shpërndajnë ushqime për italianët, në vendet më të varfëra të jugut si, Kampania, Kalabria, Siçilia dhe Pulia, mes tensioneve në mbarë vendin".

Një nga kategoritë më të prekura nga kriza, janë personat që punojnë në të zezë, pra nuk paguajnë taksa.

"Pasojat e izolimit në Itali, po prekin rreth 3.3 milion persona të cilët punojnë në të zezë. Nga këta, rreth 1 milion jetojnë në jug, sipas shifrave të publikuara nga CGIA Maestre, një asosacion biznesi në Venecia".

Kjo situatë e vështirë, duket se është ideale për organizatat mafioze, të cilat duke i ndihmuar njerëzit me ushqime dhe produkte bazike, fitojnë admirimin e tyre dhe rrjedhimisht, përmirësojnë imazhin e organizatave kriminale.

"Çështja e shpërndarjes së ushqimit, është një taktikë aq e vjetër sa edhe vetë mafia, ku në jug të Italisë, bosët gjithmonë janë prezantuar tek populli, si mirëbërës dhe si shpëtimtarë, fillimisht duke mos kërkuar asgjë në kthim".

Vështirësi të mëdha për personat që punojnë në të zezë, ka edhe në Shqipëri. Këta persona nuk përfitojnë nga paketa e prezantuar nga qeveria dhe nuk ka një qasje për të gjetur një formulë ndihme edhe pse ekzistenca e kësaj kategorie, është e njohur për autoritetet.

/TPZ.al/