AKTUALITET, 10 Prill 2020, 23:20

Dyshohet për vatra të reja të COVID-19 në Durrës, dy persona janë dërguar në Infektiv

Dyshohet për vatra të reja të COVID-19 në Durrës, dy

Pas katër ditësh qetësi, ku u duk se kjo vatër u shua, sot janë shfaqur dy të dyshuar me COVID-19 në Durrës. Sipas A2 CNN, dy persona nga Durrësi janë dërguar në Spitalin Infektiv në Tiranë si të dyshuar.

Më tej shtohet se bëhet fjalë për dy vatra të reja, pa lidhje me hetimin epidemilogjik apo rastet paraardhëse. Tashmë pritetet konfirmimi zyrtar i përgjigjeve të testëve, për të parë nëse këta persona janë me COVID-19 apo jo.

Ndërkohë deri më tani në vend janë shënuar 416 të infektuar dhe 24 viktima. Sot janë shënuar raste të reja në Shkodër dhe Tiranë, ndërkohë që 182 persona janë shëruar tërësisht nga pandemia. Deri më tani, të shtruar në spital janë 56 persona, dhe vetëm njëri është i intubuar. Ministria e Shëndetësisë sërish thirrje për respektimin e masave.