AKTUALITET, 10 Prill 2020, 21:54

Francë, 987 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Francë,  987 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Në Francë në 24 orët fundit, kanë vdekur 987 veta, 554 persona kanë humbur jetën në spitale dhe 433 në shtëpitë e kujdesit, ndërsa numri total ka shkuar në 13.197.

Franca është vendi i katërt në botë me më së shumti viktima nga virusi.

Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 4.342 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 124.869.