TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mjeku kardiolog, Sulejman Çele, në një intervistë për gazetaren Matilda Mcini në Ora News nga New York, u shpreh se ka frikë në përballjen me Covid-19.
I veshur me veshjen speciale, ai u shpreh se ka frikë edhe për familjen kur shkon në shtëpi, duke u ndërruar në garazh.
Sulejman Çele: Po kemi frikë, pasi frika është një ndjenjë humane, është e vërtetë që frikë kemi të gjithë. Do të bëjmë ç’është e mundur për pacientët. Siç e shihni tani jam me uniformë dhe po mbrohem siç e kërkojnë të gjitha standardet, por kemi frikë, por edhe kujdes me pacientët. Kujdesi kurrë nuk është i tepruar, pastërtia higjiena. Kam frikë kur shkoj në shtëpi, për familjen, ndërrohem në garazh, bëj dush, që të mbrohem.