AKTUALITET, 10 Prill 2020, 23:56

Pëllumb Pipero flet për deklaratën e Florian Rizës: E takova kur po dilte nga Infektivi. Çfarë më tha

Pëllumb Pipero flet për deklaratën e Florian Rizës: E takova

Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero, ka folur për denoncimin e bërë nga ish-futbollisti Florian Riza. Në një intervistë për Abc News, Riza tha se spitali Infektiv ishte një tmerr i vërtetë, pasi mungonte higjena, madje edhe ushqimi për pacientët.

Në një lidhje me Skype në “Zonë e Lirë”, Pipero u pyet nëse është e vërtetë deklarata e ish-futbollistit.

Pipero tha se është takuar me Rizën në momentin që ky i fundit po dilte nga Infektivi, dhe siç thotë ai ishte falanderues për mjekët. Një fakt të tillë zyrtari i FSHF e deklaroi edhe në intervistën në Abc News. Sakaq, Pipero ka refuzuar të komentojë deklaratën e Rizës lidhur me kushtet në spital.

“Më lejoni të lutem të mos e komentoj. Në momentin që z.Riza ka dalë nga spitali Infektiv e takova, ishte falenderues ndaj mjekëve. Pjesët e tjera më lejoni ju lutem të mos i komentoj”, u shpreh Pipero.