TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Guroret në Krujë për tre vite me rradhë kanë “kafshuar” malin pa ndalim e pa asnjë kriter.
Mushkëria e gjelbër e Krujës ne zonën Krastë Vrion kanë pësuar dëme të parikuperueshme. Korrikun e kaluar qeveria e shpalli malin e Krujës peisazh të mbrojtur natyror, ndërsa pas hetimit një mujor, Task-Forca e ngritur nga katër ministri vendosi masën e revokimit për 12 subjektet që ushtronin aktivitetet në këtë zonë. Gjithashtu 12 guroret të cilat janë gjobitur nga 300 mijë deri në 500 mijë lekë secila.
Sipas një analize të Ministrisë së Mjedisit, nga 300 leje mjedisore dhe minerare për guroret që janë dhënë në të gjithë vendin, pothuajse në të gjitha rezulton se ka problematika në zbatimin e lejes mjedisore dhe lejes minerare.