AKTUALITET, 28 Janar 2019, 17:26

Sheshi ish-sigurims? Reagon Komisioni i Reformës në Drejtësi

Sheshi ish-sigurims? Reagon Komisioni i Reformës në Drejtësi

Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi ka ndezur retorikën politike në vend, pasi palët pretendojnë se ai ka qenë ish-punonjës i Sigurimit të Shtetit. Për këtë ka reaguar edhe Komisioni i Monitorimit për Reformën në Drejtësi.

Ky komision shprehet se Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar verifikimin e figurës së Sheshit dhe kjo kërkesë sipas këtij komisioni është bërë me 26 tetor të vitit të kaluar. Po kështu Komisioni është shprehur se kërkesa u shqyrtua nga Autoriteti më 31 tetor 2018.

Në reagimin theksohet mes tjerash se Komisioni i Ligjeve duhet të kërkojë shpjegime të detajuara në lidhje me emrin dhe funksionet e mëparshme të prokurorit Sheshi.

Kërkesat e këtij komisioni nuk kanë mbaruar me kaq. Ai pohon se duhet të kërkohen shpjegime urgjente nga Autoriteti i Dosjeve si dhe mblidhet Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të shqyrtuar rastin si dhe të jepen të gjitha shpjegimet për vonesat e krijuara.