AKTUALITET, 2 Shtator 2019, 12:29

Sherri në Levan, transportohet drejt Traumës Aleksandër Zhapaj

Sherri në Levan, transportohet drejt Traumës Aleksandër Zhapaj

Aleksandër Zhapaj, i cili mbeti i plagosur gjatë konfliktit në Fier, është transportuar sot drejt spitali të Traumës.

Mësohet se Zhapaj gjatë transportimit është shoqëruar nga policia. Ai mbeti i plagosur në urgjencën e spitalit të Fierit pas përplasjes me dy familjeve që ishin konfliktuar më herët në Levan. Autori Daniel Braçe i mori armën një efektivi policie dhe qëlloi mbi Aleksandër Zhapën duke e lënë të plagosur.

Një ngjarje e rëndë është shënuar dy netë më parë në Fier. 5 persona janë plagosur dhe tre janë arrestuar. Sherri mes dy grupeve ka nisur në Levan dhe përfundoi me përdorimin e armës brenda Urgjencës në Fier. Policia ka marrë në kontroll situatën dhe ka arrestuar autorët. Tre të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.