TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ngjarje e rëndë raportohet nga Italia, ku një shqiptar është gjetur i vdekur në banesë.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, jetonte i vetëm me qira në Trieste dhe ka qenë era e rëndë që po vinte nga banesa e tij që ka shqetësuar fqinjët.
Ata iu afruan banesës, dhe te dritarja panë skenën horror. Panë vetëm kokën e një njeriu varur në litar dhe në panik njoftuan policinë.
Pas hetimeve, policia bëri me dije se shqiptari kishte së paku prej 10 ditësh i varur dhe trupi për shkak të temperaturave të larta ishte dekompozuar.
Fqinjët kanë thënë se ai njihej si njeri i qetë, punëtor dhe që nuk përzihej me njeri. Së fundi, sipas tyre, ai ishte izoluar dhe nuk mbante shume kontakte me personat përreth.
Policia ka gjetur të ngjitura në mur disa letra të shkruara në shqip dhe në italisht, të tilla si, “Ne vijmë nga Zoti dhe do të kthehemi te Zoti”, “Unë shkoj tek Perëndia”.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe ende nuk ka bërë të ditura shkaqet që e kanë çuar shqiptarin drejt aktit ekstrem.