AKTUALITET, 2 Shtator 2019, 11:44

Përdhunoi dhe vrau barbarisht komedianen 22-vjeçare, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Përdhunoi dhe vrau barbarisht komedianen 22-vjeçare, dënohet me

Eurydice Dixon, komediania 22-vjeçare, u përdhunua dhe u vra barbarisht nga një burrë i cili tashmë është burgosur për veprat e penalen që ka kryer.

Autori i vrasjes së Dixon, është identifikuar si Jaymes Todd, i cili e përdhunoi dhe më pas e vrau aktoren në një nga parqet e Melbourne, në Australi një vit më parë, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Në momentin kur aktorja 22-vjeçare ka qenë duke u kthyer për në shtëpi nga një koncert është përballur me ngjarjen makabre që i mori jetën.

Gjyqtarët që morën përsipër këtë çështje e kanë qujatur si krimin më djallëzor të parë ndonjëherë, prandaj dhe për agresorin ato morën vendimin për burgim të përjetshëm.

Një nga gjykatësit ka deklaruar se ky lloj krimi nuk e lejon Todd-in të përfitojë ndonjë lehtësim në dënim, pasi nëse lirohet ai do të jetë sërish i rrezikshëm për komunitetin ku jeton./BBC/