TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Elseid Hysaj ishte shumë pranë transferimit në La Liga, teksa Valencia u interesua seriozisht për shërbimet e shkodranit. Por nëse gjatë tratativave ishte presidenti De Laurentis ai i cili pengoi transferimin me kërkesat financiare, në fund ka vënë veton edhe trajneri Karlo Ançeloti.
Tekniku italian ka preferuar ta ketë në organikë mbrojtësin, i cili duhet të luftojë për një vend titullari me Di Lorencon. Ndërkohë, nga ana tjetër Valencia do të ishte një mundësi ideale për lojtarin të aktivizohej si titullar, duke shijuar edhe eksperiencën në Ligën e Kampionëve si protagonist në fushë.
Megjithatë, tashmë vendimi është marrë dhe Hysaj pavarësisht dëshirës dhe disa klubeve të cilat e kërkuan gjatë verës, mbetet të paktën edhe për një sezon te Napoli.