AKTUALITET, 2 September 2019, 10:29

Temperatura deri në 31 °C, moti për çdo qytet

Temperatura deri në 31 °C, moti për çdo qytet


Mot me vranësira mesatare dhe të dendura parashikohet në të gjithë territorin.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se prej mesditës deri pasdite do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në jug e qendër të vendit.

Reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrebeshe, breshër e rrufe në pjesën qendrore dhe lindore. Mjegull e mjegullinë lokale.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim deri ne 8m/sek ndërsa përgjatë bregdetit mesatare deri ne 15m/sek, duke sjellë valëzim të forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET    Temperaturat në °C

Shkodër    20/29 re diell

Kukës    17/28 re diell

Lezhë    19/31 re diell shi

Dibër    16/27 re diell shi

Durrës    20/29 re diell shi

Tiranë    20/31 re diell shi

Elbasan    22/31 re diell shi

Berat    17/31 re diell shi

Vlorë    20/29 re diell shi

Korçë    16/26 re diell shi

Gjirokastër    17/31 re diell shi

Sarandë    19/29 re diell shi.