TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy persona janë plagosur në një sherr në periferi të kryeqytetit.
Burime policore bënë me dije se ka pasur një konflikt çasti mes dy personave, të cilët kanë goditur njeri-tjetrin me sende të forta.
Të dy ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën, shtuan të njëjtat burime.
“Rreth orës 20:30, në zonën e Fushë-Mëzezit si pasojë e një konflikti të çastit shtetasit E. M., 29 vjeç dhe Sh. S., 32 vjeç, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta. Të dy këta shtetas ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale”, njoftoi Policia.