AKTUALITET, 24 Dhjetor 2018, 17:58

Shtohet lista e kërkesave për Kryeministrin, ja katër kërkesat e juristit drejtuar Ramës (VIDEO)

Shtohet lista e kërkesave për Kryeministrin, ja katër

Banorët e “Astirit” vijojnë protestat e tyre për të 51-tën ditë radhazi, ku kërkojnë jo vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave dhe bizneseve të prekura nga projekti i “Unazës së Madhe”, por anulimin e plotë të këtij projekti.

Në mbështetje të banorëve ka shkuar edhe një artist, i cili u shpreh: “Unë nuk jetoj këtu, por ju mbështes. Ju nuk jeni debitorë por jeni të rregullt”.

Banorët janë shprehur se Rama është në përfundim të kohës së tij, ndërsa në kor thanë: “Burg, burg për hajdutët”, “Unaza e bashkuar ka për të fituar”, “Qeveri hajdute!”, “Qeveri e krimit” etj..

Nga ana e tij, juristi Artan Manushaqe, i cili është edhe banorë i zonës, paraqiti 4 kërkesa për Kryeministrin.

“1- Çfarë është bërë me pezullimin e punimeve?

2- Shpronësim me vlerë tregu të banorëve. 

3- Zona të zhvillohet me shërbime dhe infrastrukturë.

4- Plotësimi i kërkesave të studentëve”

Sipas tij, Rama po heq përgjegjësinë dhe po ua lë atë forumeve, ndërsa shtoi se Unaza e Re është rruga e funeralit politik të Ramës.

Në mbështetje të tyre, deputeti i PD-së tha se ndërsa sot është një ditë feste, banorët e Unazës së Re protestojnë për pronën e tyre. Sipas tij, “këta banorë u kanë shpëtuar shqiptarëve 40 milionë euro”.