AKTUALITET, 24 Dhjetor 2018, 21:01

100 lojtarët më të fortë në botë sipas “The Guardian”, Reali ka më shumë përfaqësues

100 lojtarët më të fortë në botë sipas “The

Është shpallur tashmë, si çdo vit, klasifikimi i “The Guardian” i lojtarëve më të fortë në planet. Në listën me emrat e 100 lojtarëve më të mirë sipas prestigjiozes britanike, këtë herë ka më shumë emra nga Seria A dhe janë 15 ata që përfaqësojnë kampionatin italian.

Më shumë lojtarë nga Seria A ka Juventusi që përfaqësohet me 7 lojtarë. Më shumë se bardhezinjtë kanë Reali i Madridit, që është ekipi me më shumë përfaqësues, plot 12, Mançester Siti me 11 dhe Barcelona me 9. Nuk mungojnë surprizat.

River Plejti ka  një përfaqësues, ashtu si Eintrahti i Frankfurtit.

Renditja e ekipeve sipas numrit të lojtarëve:

12 lojtarë: Real Madrid

11  lojtarë: Mançester Siti

9 lojtarë: Barcelona

7 lojtarë: Juventus, Atletiko Madrid

6 lojtarë: Liverpul, Psg, Totenhem, Çelsi

3 lojtarë: Bajern Mynih, Napoli, Arsenal, Mançester Junajtid

2 lojtarë: Inter, Ajaks, Borusia Dortmund, Lion

1 lojtar: Lacio, Roma, Milan, Everton, Eintraht Frankfurt, PSV, Shutgart, Valencia, River Plejt, Leiçester