TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas shkarkimit nga detyra të Bashkim Dedjas, Kuvendi ka hapur aplikimet për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Kuvendi ka caktuar edhe kushtet për aplikimin për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Kuvendit, aplikuesit për këtë pozicion duhet të kenë përvojë pune jo më pak se 15 vjet. Bashkim Dedja kryetar i gjykates Kushtetuese u shkarkua nga detyra me vendim të Kolegjit të Posacëm të Apelimit.
Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në nenet 125, 127, pika 1, shkronja “ç” dhe 179, pika 2, të Kushtetutës, dhe në nenet 7, pika 2, 7/a, 7/c, dhe 7/dh, pika 2, të ligjit nr.8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me qëllim plotësimin e “vakancës së parakohshme” të krijuar për shkak të mbarimit para afatit ligjor të mandatit të z.Bashkim Dedja, shpall hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese.