TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kampion në fushë por edhe jashtë saj. Cristiano Ronaldo ka bërë një gjest vërtetë për t’u përshëndetur, në vigjilje të Krishtlindjeve.
Sulmuesi portugez ka vizituar spitalin e fëmijëve Mbretëresha Margarita, në Torino, ku ka takuar fëmijët që po kurohen atje dhe ka shpërndarë dhurata për ta.
Sulmuesi portugez kishte vendosur të mos njoftojë mediat për këtë akt bamirësie, por një foto e publikuar nga vetë spitali, ka nxjerrë edhe sekretin.
Në këtë vizitë, Cristiano Ronaldo ishte i shoqëruar nga e fejuara e tij, Georgina Rodriguez, ndërsa portugezi ka rritur edhe më shumë simpatinë ndaj tij, me këtë gjest fisnik.