TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banorët e Unazës së Re kanë protestuar edhe mbrëmjen e sotme kundër projektit të Unazës së Madhe. Pavarësisht se festat e fundvitit janë pranë, ata nuk tërhiqen nga qendresa e tyre. Një nga banorët e kësaj zone nga protesta, ndërsa uron shqiptarët, shprehet se Krishtlindjet e tij dhe gjithë Unazës janë plagosur për këtë vit.
“Urojmë një vit sa më të mbarë, pavarësisht se për ne banorët e Unazës së Re, Krishtlindjet janë të plagosura. Faleminderit edhe për ju mediat që na keni mbëshetur”, u shpreh ai.
Për rreth 2 muajsh në formë qëndrese banorët e Unazës, mblidhen çdo darkë për të ngritur zërin kundër këtij projekti dhe për të deklaruar se nuk do të lejojnë prishjen e banesave të tyre.
Edhe në ditën e 52 të protestës banorët e Unazës së Re vazhdojnë të kenë mbështetjen e deputetëve të opozitës.