TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Pukë, ndërsa është plagosur një person.
Mësohet se i riu Çlirim Bukuroshi është aksidentuar me motor dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ai po transportohet me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Njoftimi i policisë:
Me datë 18.10.2018 rreth orës 17:30 jemi njoftuar nga salla e komandimit Komisariatit të Policisë Pukë se në qytetin e Pukes, në rrugën kryesore, ne vendin e quajtur “Ura e Karatit” tek kthesa e rezervuarit, është rrezuar me motorçiklete shtetasi Ç. B. rreth 25 vjeç, banues në fshatin Qerret, Pukë, i cili ndodhet në Spitalin Pukë, në gjendje të rëndë, pritet per t’u transportuar me helikopter për në Spitalin e Traumës Tiranë.
Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.