AKTUALITET, 18 Tetor 2018, 20:10

Picieri shqiptar “çmend” Gjermaninë me gjestet e tij

Picieri shqiptar “çmend” Gjermaninë me gjestet e tij

Një picier shqiptar në Gjermani është bërë atraksion në rrjetet sociale, pasi përveç se gatuan pica, ai “argëton” edhe klientët e shumtë me brumin.

Shqiptari nga Tirana, me emrin Toni, në një video të postuar në profilin e tij në Facebook, ka treguar se jeton dhe punon në Gjermani.

Në fund të videos ai i përshëndet shqiptarët, dhe premton se shumë shpejt do ta vizitojë Tiranën, duke theksuar se ka vite që nuk ka qenë në vendlindje.