AKTUALITET, 6 Maj 2019, 09:45

VIDEO+FOTO/ Prezantohej si polic, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë


Policia e Tiranës ka arrestuar një 42 vjeçar, i cili mashtronte qytetarët duke u prezantuar si polic.

Arrestimi i 42-vjeçarit, me iniciale A.Th., u në pas denoncimit të një qytetari në numrin e telefonit 112.

I arrestuari është një person me precedentë penal për veprat penale “Vjedhje” dhe “Mashtrim”.

"Në numrin 112 ka ardhur një telefonatë nga një qytetar se në rrugën “Imer Ndregjoni”, një shtetas lëvizte me armë zjarri me vete dhe prezantohej si agjent i Policisë kriminale. Falë reagimit në kohë nga shërbimet e policisë është bërë konstatimi i shtetasit të denoncuar nga qytetarët në bazë të karakteristikave të dhënave", sqaron policia.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi, policia i gjeti një armë zjarri pistoletë, një dokument policie me gjeneralitetet A.Th. dhe pranga metalike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.