TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Kosovës ka arrestuar tri gra te “Rruga B”, në Prishtinë, pasi dyshohet se kanë rrahur një grua tjetër.
Bëhet e ditur se, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe për këtë ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
“Viktima femër K-Shqiptare ka njoftuar se për shkaqe të panjohura e kanë sulmuar tri femra të panjohura. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me datën 07.10.2019 njësitë e hetuesisë kanë identifikuar dhe kanë arrestuar tri femra të dyshuara K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit të dyshuarat pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.