TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Burgu i Peqinit dhe instucioni i barazvlefshëm me të, “313”-ta në Tiranë, do të jenë ambientet ku do të izolohen anëtarët dhe krerët e organizatave kriminale, të cilët kanë mundur që edhe nga qelitë të drejtojnë veprimtarinë e trafikut të drogës, të prostitucionit, apo të përfshihen në krime të tjera të rënda.
Në një intervistë të dhënë për televizionin informativ “Report Tv”, kreu i përgjithshëm i burgjeve, Agim Ismaili ka bëre me dije disa detaje lidhur me aplikimin e “41 bis”, ligjin e regjimit të posaçëm të sigurisë adaptuar nga modeli italian.
Ismaili është shprehur se regjimi i birucës me siguri të veçantë pritet të vihet në zbatim së shpejti. Në pritje të këtij “start”-i, Ismaili vëren se në harkun e rreth 20 vjetëve (1998-2019), ndonëse nga legjislacioni ynë parashikohej izolimi i të dënuarëv e që shklenin rregullat e burgjeve, ato masa sanksionuese nuk janë ndërmarrë, edhe pse në institucionet e vuajtjes së dënimit janë përdorur telefona, është futur drogë apo janë shkelur rregullat në këto institucione.
Me nënshkrimin e Ismailit, sot në regjime izolimi janë 30 të burgosur dhe të paraburgosur.
Foto nga brenda qelisë së burgut: