TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, një reagim të tij pas protestës së sotme të Opozitës së Bashkuar, tha se “pjesëmarrja masive e qytetarëve në protestën e sotme tregon se shqiptarët janë të vendosur për të pastruar politikën, ekonominë dhe shoqërinë nga krimi dhe korrupsioni”.
Shehaj shton se, populli kërkon politikanë të ndershëm, sipërmarrës të ndershëm, gazetarë të ndershëm, intelektualë të ndershëm.
Mesazhi i plotë:
Pjesëmarrja masive e qytetarëve në protestën e sotme tregon se shqiptarët janë të vendosur për të pastruar politikën, ekonominë dhe shoqërinë nga krimi dhe korrupsioni.
Ata duan politikanë të ndershëm, sipërmarrës të ndershëm, gazetarë të ndershëm, intelektualë të ndershëm. Shqiptarët kërkojnë një vend ku ka liri dhe mundësi, ku ka konkurencë të lirë, dhe ku qeveria i jep llogari njerëzve.
Na takon ne demokratëve që t’u japë shqiptarëve vizionin e këtij ndryshimi të madh që ata kërkojnë.
/TPZ.al/