AKTUALITET, 16 Mars 2019, 14:44

Gaz lotsjellës në protestë, reagimi i vajzës së vogël

Gazi lotsjellës i përdorur nga policia ka patur efekte të menjëhershme tek mjaft protestues. Disa prej tyre janë parë duke u shtrirë në tokë prej këtij gazi, ndërsa të tjerë janë munduar të mbrohen duke përdorur maska apo shami.

Një vajzë e vogël është fotografuar gjithashtu teksa mbrohet me anë të një shamie nga gazi lotsjellës.

Një qytetar është shtrirë në tokë te Pedonalja, pranë Kuvendit, të cilit i kanë ardhur menjëherë në ndihmë protestues të tjerë.