TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Portieri i PSG, Xhanluixhi Bufon duket se është vendosur në dyshim nga ana e klubit parisien pas paraqitjes jo bindëse në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Mançester Junajtid. Pjesa më e madhe e fajit për eliminimin e parakohshëm të skuadrës ra mbi portierin italian, i cili gaboi rëndë në golin e dytë. Bisedimet kishin nisur dhe para disa javësh dukej e sigurt çështja e rinovimit, por duket se gafa ndaj Junajtid do t’i kushtojë rëndë Bufon.
Sipas të përditshmes franceze, “L’Equipe”, fakti që Bufon nuk jep edhe aq siguri mes shtyllave ka shtyrë drejtuesit e PSG, të mendojnë për të mos rinovuar sërish me italianin. Portieri, i cili tashmë ka mbushur 41 vjeç, u transferua këtë sezon në Paris për të kërkuar një motivim të ri në karrierë, pasi mbylli aventurën me Juventusin.
Megjithatë, edhe pse Bufon mbetet një figurë e respektuar në botën e futbollit, mesa duket paraqitja zhgënjyese në një kompeticion si Champions League duket se nuk do të tolerohet nga francezët, për të cilët, triumfi në kompeticionin më të rëndësishëm Europian i është kthyer në një obsesion.